Izraeli sulmon caqet e Hamasit në Rripin e Gazës

26 mars 2019 | 11:12

Izraeli ka sulmuar caqet e Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë ka goditur një shtëpi në veri të Tel Avivit.

Forca Mbrojtëse e Izraelit kanë bërë me dije se shënjestra të sulmeve ishin zyra e udhëheqësit politik të Hamasit dhe selia e inteligjencës ushtarake të këtij grupi.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se shtatë persona janë plagosur nga këto sulme.

Izraeli më herët ka fajësuar Hamasin – grup militant islamik që kontrollon Gazën qysh në vitin 2007, për lëshimin e raketës që ka goditur komunitetin izraelit Mishmeret, duke plagosur shtatë persona.

“Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Unë nuk do ta toleroj këtë”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka ndërpre vizitën në Uashington për t’u kthyer në vendin e tij.

“Do të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur popullin tonë dhe shtetin tonë”, ka thënë Netanyahu.

Një zyrtar i Hamasit ka thënë se grupi “nuk ka pasur interes” të hedhë raketën.

Sipas disa njoftimeve, shkollat në komunitetet izraelite pranë kufirit me Gazën janë mbyllur të martën.

Izraeli dhe Hamasi kanë luftuar tri luftëra.

Konflikti i madh i fundit, më 2014, ka zgjatur 50 ditë dhe ka përfunduar me 2 000 palestinezë të vrarë, përfshirë qindra civilë, dhe me 73 të tjerë të vrarë nga ana izraelite. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot (e martë) deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale…