Izraeli thotë se ka vrarë gjeneralin më të lartë iranian në një sulm në Teheran

17 qershor 2025 | 08:34

Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë gjeneralin Ali Shadmani, kreun e Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya, në një sulm të kryer në Teheran.

Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani konsiderohej si komandanti më i lartë ushtarak i Iranit dhe njeriu më i afërt me udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei.

Ai ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së paraardhësit të tij, Gholamali Rashid, i cili u vra më herët gjatë javës nga një tjetër sulm i supozuar izraelit.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me pretendimet e Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paralajmëruar banorët e…