Izraeli u kërkon iranianëve të mos e përdorin trenin sot dhe të qëndrojnë larg hekurudhave

07 prill 2026 | 08:11

Ushtria e Izraelit përmes një komunikate për media ka bërë një paralajmërim urgjent për qytetarët në Iran, duke iu kërkuar që të shmangin përdorimin e trenit dhe qëndrimin afër linjave hekurudhore.

Një gjë të tillë ua kanë kërkuar që ta respektojnë deri në orën 21:00 sipas orës lokale të Iranit.

“Paralajmërim urgjent për përdoruesit dhe pasagjerët e trenave në vendin e Iranit.Të dashur qytetarë, për hir të sigurisë suaj, ju lutemi që nga ky moment deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit, të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin.Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”, thuhet në njoftimin e IDF.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…