Izraelitët sulmojnë Gazën, 60 palestinezë të vrarë

29 tetor 2025 | 08:36

Të paktën 60 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gazë të martën në mbrëmje, ka njoftuar agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që e cilësoi si shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendon se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se “asgjë” nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të “kundërsulmojë” kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër.

Sulmet izraelite goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në Qytetin e Gazës dhe Beit Lahia në veri të Gazës, Bureij dhe Nuseirat në qendër, si dhe Khan Younis në jug, sipas dëshmitarëve dhe ndihmësve të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar ka vdekur në Shqipëri si pasojë e një…