Ja çdo të bëj pasi të pensionohem

19 tetor 2020 | 17:17

Tenisti zviceran Roger Federer, që vitin tjetër do të mbushë 40 vjeç, vijon fazën rehabilituese pas dy operacioneve që ka kryer këtë vit. Numri 4 në botë shpreson të rikthehet në Australian Open.

“Për sa kohë argëtohem dhe kjo që bëj është gjëja e duhur për familjen time do të vazhdoj të luaj”, tha Federer në një intervistë për mediat zvicerane.

“Kam 5 vjet që mendoj se çfarë do të bëj pasi të tërhiqem nga sporti. Do të merrem vetëm me familjen time, fondacionin tim dhe me sponsorët. Jam shumë i interesuar te merrem me biznes në sektorë të ndryshëm”, tha Federer, raporton “Telesport”.

“Gjithsesi, asgjë nuk do ta planifikoj tani, pasi kam ende kohë. Dua të shoh sërish ato vende ku kam qenë më parë si lojtar, si Azia, Amerika e Jugut apo Meksika, Kili e Kolumbia. Mund të organizoj në këto vende turne, për të afruar sa më shumë njerëz me këtë sport”, u shpreh Roger Federer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Bashkësisë Islame në Kosovë ka kërkuar nga Ministria…