Ja çfarë deklaroi para prokurorit Fehim Ibrahimi

04 nëntor 2018 | 13:28

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /12/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Kur u pyet i pandehuri Fehim Ibrahimi mbi akuzën që i bahet deklaroi sa vijon: Emër tjetër përveq Fehim Ibrahimi nuk kam, unë nuk kam pas lidhje me kerkend. Tahir Dedën e njohi i cili nji ditë ka ardhë në Bogaj dhe me ka propozue per formimin e një komiteti e me ka dhënë do emna per me i thirrë, dhe une njiherit i thash mirë, por pasi u mendova  hoqa dorë prej kësaj. Unë nuk kam que asnjihere njeri në mal, as burr e as grue. Tahiri me ka thanë atë ditë në Bogajë per me e thirrë Hysni Leshin, Beqir Bajmakun e Hysni Jakupin. Xhemil Flukun e njomi dhe me te skam kurrgjë i cili me ka ardhë njëherë dhe me ka thirr me u fut ne komitetin e tij që kishte formue, per kete gje ma parë kishte ardh Xhemili dhe ma vonë edhe Tahiri. Me të malit skam pas lidhje as nuk iu kam que ndonji send. Sulejmanin dhe shokët qe me tregoni emrat e të cilëve  janë te Xhemili me ka thënë se janë anëtaret e komitetit.

Hoxhë Maliqin e Hasan Remën, me keta jam njoftun ne burg se me par nuk i kam njohun, kete që themë se kanë qenë anëtarë të komitetit e kam mar vesh prej ankesës së Prokurorisë qe me kanë kendue Xhemili me ka thanë tue me thirr qe te veje në komitet e se ai vete ishte kryetar. Per Muharrem Bajraktarin qe me thoni si dote ket pas me ta lidhje ose jo une nuk e di, por Tahiri me ka thene nji here se me vonë ne shqiptarët e humbëm të drejtën dhe me ka kallxue se ne Prishtinë, Ferizaj e Rahovec e Gjakovë se janë formue komitetet dhe po kete herë me ka thene se ka nja dy ushtarë per me i que në mal, por ma vonë une nuk e dise ç’asht bamun por e kam marr vesh se ata ushtarët i kanë que në mal vetem Tahiri. Këte e kam marr vesh me ballafaqimin qe na kanë ba në OZN-e me Tahirin. Para burgimit Tahiri nuk me ka pas thane gjë për të. Ky Komitet si me tha  Tahiri e Xhemili  ka qenë per me ruajtur të drejtat e shqiptarëve. Prej meje personalisht Tahiri ska kërkua korila per kete e kam marr vesh ne OZN-e.

Xhemil Flukun  e njohi ketu e dy tre vjete më parë dhe ka ardhur e ka shkua në dyqanin tem shumë herë per te marr ndonji send dhe vetem nji herë ka ardhur ke unë per sa shpjegova ma sipër.  Tahiri me ka kerkue vertet dy njerëz per mi que oficerët në mal dhe si ka ikun Tahiri kam gabue qe pranova dhe nuk kam bamun asnjë send, keta ishin oficera të ushtrisë së Titos dhe të armatës jugosllave. Me Tahirin kam pas fjalë një javë para arrestimit e me Xhemilin një muj. Pranoj gabimin  qe nuk lajmrova pushtetin mbi komitetet që janë formuar.  I kam pas thënë Tahirit se këtu në Prizren ka një komitet dhe i kam kallxue do emna të komitetit por ai nuk pranoi kete e kam dijtun prej Xhemilit, Beqir Bajmakun e kanë shtyr në list të komitetit por unë nuk kam shkue me e thirr. Hasan Remën e gjyqëtarin Mborjen nuk i njohi fare.

Mua njihere me ka ardhur Zijaja që është në hotel Shadrevan dhe me ka kerkue pare por nuk i kam pas dhanë. Unë skam ba  pjese politike ndonji herë e skam qene anëtar i ndonji organizate, më vonë mbasi mora  vesh se me hi ne komitet ashte gja e keqe, unë nuk kam pranue me hi në te. Pushtetin nuk e lajmrova pse nuk kisha ndonji fakt ne dorë. Anëtarët e ballistave në Prizren që me tha Xhemili kan pas lidhje me kapiten Roza Halili kete ma kanë thanë kur jam takue heren e parë me Xhemilin, unë gjithë keto i kam marr vesh prej tij e mandej laruashe Tahiri donte me me futun mua ne parti e per me mbush menjen me ka kallxue se ku kishte lidhje por unë nuk kam mare pjese në mbledhje dhe në veprime.

Për Tahir Dedën: Unë kam pranuar me Tahir Dedën me riorganizua komitetin ne krye me Xhemil Flukun. Mbi pyetjet e mbrojtësit te tij i pandehuri tha se unë kur me tha Tahiri per ato dy vetat per mal kam hesht dhe ai ka kujtue se une  kam pranuar ate ngarkim por une  nuk kam bamun asnjë punë. Ju kenduan thëniet ne proces dhe i vërtetoi plotësisht.

Abdyl Rexhepi deklaronte para prokurorit: Kur u pyet i pandehuri Abdyl mbi akuzën që i bahet thase: Me Tahir Dedën, njihem ketu e katër vjet e gjysmë më parë dhe a ka ky ndonji besim te madhe ne mue nuk e di. Tahiri me ka dhane dy lista  e me ka thanë se ne mbaj pak dhe kur ti kërkojë me i nep, te cilat i kam marre e kur i kam pare ato ishin dy lista me emna e gj tjetër jo.  Për radiostacionin skam dijeni. Tahirin e njohi ketu në Prizren dhe jo në Kukës. Tahiri nuk me asht asht ankue kurr per padrejtësinat ne Kosovë, per ballistat skam biseduar me te. Dy listat qe kam pas prej tij ja kam tregue dhe përshtypjen e akteve  te lidhjes te cilat i mohon krejt. Elmazin qe ma thoni nuk e njohi, kush ka qene në Komitetin Qendror te Prizrenit nuk e njohi fare. Rexhep Mborjen e njohi.

Ballafaqimi me Tahir Dedën

Ne ballafaqimin qe ju be te pandehurit Abdyl Rexhepit me Tahir Dedën prej të cilëve  Tahiri tha se  Abdylin e njohi qe  ne vjetin 1938 kur ndodhesha në Kukës, dhe këtij i kam dhene dy lista me shenime e me instruksione. I pandehuri Abdyl tha se  veç listave sme ka dorëzuar letra. I pandehuri Tahir thase me kete kemi bisedua per çështjt e Kosovës, kurse i pandehuri Abdyl i mohon krejt tue pretenduar qe te paraqet fakte pse ky si fajtor me ngarkon dhe mua. I pandehuri Tahir thotë qe me ka thanë se duhet me shkue ne Komitet. I pandehuri Abdyl pretendon se mohon per ngarkimet qe i ben Tahiri tue thene se une nuk kam bam asnjë faj. I pandehuri Tahir thot se, ky me ka thanë dhe ka bisedue per një radio aparat transmetues, por unë nuk jam interesuar. I pandehuri Abdyl mohon.

I pandehuri Abdyl me Rexhep Mborjen kam qenë njoftuar në kohë kur kanë ardhur partizanët dhe jam njoftun në zyrë, kjo ka qenë në dimër vjet, të cilit i kam dhënë një letër perme e que në shtëpin tonë. Kur jam njoftu ka qenë në zyrë te Ali Dauti, i cili edhe më ka prezantua.

Mbasi Ali Dauti ndodhet si dëgjues në sallen e gjyqit u muar në pyetje si dëshmitar.

Kush ishte Ali Dauti (dëshmitar), Ali Dauti kishte 38 vjeç, shef i seksionit të komunikacionit pran Këshillit Popullor të rrethit të Prizrenit, nga Prizreni. Të pandehurin Abdyl Rexhepin e njohi me te indiferent i cili mbasi u betua rregullisht, dhe kur u pyet deklaroi si vijon: Deklaratat qe i pandehuri Abdyl Rexhepi ban persa i takon gjyqëtarit Rexhep Mborja janë të drejta dhe në zyren teme janë pa por jo në prezencen time, Mborja ka vejtur dy ditë.

Kur u pyet prap i pandehuri Abdyl tha me Mborjen jam takue dy herë ne zyrë dhe ma vonë kur i dhash letren po në zyre ka ardhur se ku ndodhet ky tash nuk e di, por vetem e di se asht ne Shqipni. Shenimet qe mi ka dhane Tahir Deda i kam mbajtur tue kujtue se Tahiri me te  ka per qellim me ba ndonji broshurë te rinisë. Listat e dhanuna prej Tahirit kanë qenë lista qe shenjshin emnat e kriminelve dhe kete e pranoi si nji gabim qe kam ba. Pranimi dhe ruajtja e atyre shenimeve formon faj mbasi zbulojn sekretet e shtetit.

Ballafaqimi në mes të Tahir Dedës dhe Fehim Ibrahimit

U muer për ballafaqim i pandehuri Tahir Deda dhe Fehim Ibrahimi.

Tahiri thase  ky mua me ka thane per Komitetin e Kryesin prej nji marangozi, por për përcjelljen e dy vetave ne mal ky me ka thanë te shofi. Per futjen në Komitet të Beqir Bajmakut, Hysni Lleshit e Hysni Jakupit. Ky mi propozoi me i fut në atë komitet, ky posa mur kete nisiativë per me i thirr njerëzit qe thash jemi arrestuar. Në dyqanin e këtij Fehimit kam pa nji korile por nuk e njof, nuk dij ai ka que bukë e gjana të tjera të arratisurve, nuk dij edhe se i ka que direktiva atyre të malit.

Kur u pyet i pandehuri Fehim, mohoi tue thane se , ato te Xhemil Flukut nuk janë gjë se ato ja kam tregue unë mbi diktimet e Xhemilit, pse ky donte me gjete njerëz të ndershem dhe të besueshëm ne popull dhe unë njerëzit e Komitetit të Xhemilit i kam pas njoftoë e pe rate tre veta ky mi ka propozua dmth. Tahiri.

Si u pyeten te dy te pandehurit prape të cilet qe te dy se bashku thane se neve kemi pas shumë njerëz ndermend por kemi ra dakord per me e thirrë në atë Komitet Hysni Lleshin, Beqir Bajmakun dhe Hysni Jakupin, dhe unë kisha marr përsipër vetem me e thirr, thirrjen të cilën nuk e bana pasi u pendova.

VENDIM: Me qenë se koha kaloi vazhdimi i seancës gjyqësore lihet për nesër me datë 21/9/1945, ora 9 para dite dhe me kete mënyrë ju njoftue te pandehurve, te cilet nen roje te sigurta u derguan në burg.

Prizren 20/9/1945

Sekretar; Mustafa Biçoku

Anëtar; Kolë Shiroka

Anëtar; Qamil Brovina

Kryetar; Hivzi Sylejmani

DITA E DYTË PROCESIT GJYQËSOR

PROQESVERBAL, 21/9/1945

Ditën dhe orën e caktueme trupi gjykues tue qenë i formuem rregullisht si më parë, me prezencën e Prokurorit Publik Ali Shukrija e Sekretarit Mustafa Biqokut u mblodhen në sallën e gjykimeve (te shtëpia e kulturës), u prun të pandehurit nga burgu, dhe tue pas pranë mbrojtësit e tyre :Xhevdet Pallaska, Zeqir Arrni e Jahja Osmanin dhe si u vun në vendin e posaqem filloi gjyqi botenishte dhe me dyer të hapura.

Kajtaz Ramadanit para prokurorit:

Kur u pyet i pandehuri Kajtaz Ramadani rreth akuzës qe i bahet i cili tha se : Unë kam qenë Kryetar i Komitetit të bashkuem e kam pas dhe një emër tjetër të fsheht “Leka” qe ma ka dhenë Rifat Krasniqi. Une kam pas marr përsipër formimin në Kijevë, Dolsh e Bratatim, por keto nuk i kam formua pse u kapa, kete ngarkim ma ka dhanë vetem Rifati, me gjithë që kemi rënë dakord me të. Kur kemi bamun betimin e kemi bamun ne musaf, përmbi te flamurin kuq e zi e një revole. Flamuri më duket se ka qenë pa yll e jemi betua tue thanë Rifati se te betohemi per te drejtat tona, aty kemi qenë une, Rifat Krasniqi, Sheh Mujedini, Vahit Mustafa, Kadri Minushi, Halil e Ahmet Dërguti, Ismail Gashi. Më parë jemi mledhun ne teqe e se dyti kemi shkue ne shtepin e Halil Dergutit dhe atje jemi betua kjo keshtu ka pes muaj më parë. Vahidi ka kundërshtuar me ba be pse thoshte e kam bamun bene një herë e ne fund bani prap.

Porosit e Rifat Krasniqit:

Rifati na ka thanë me mbajtur lidhje me Drenicë, por mbasi doli Flamuri i Shqipënisë, Shehu na tha  se   nuk duhet me qenë se dulen sendet në shehs se kjo punë keshtu ishte e keqe qe atëherë skemi bamun ma mbledhje. Unë leter e gjë skam bamun dhe nuk kam shkrue dhe une veç emrit sdi me shkrue. Komiteti ka pas emrin Komiteti i Shqiptarëvet. Bardh Jusufin e njohi por skam pas te ndejur me te. E se ku ndodhet ai tash unë nuk e di. Ju kendue letra e shkruese dhe e nenshkrueme me nënshkrimin Leka. Kur u pyet thase : Nuk e kam shkrue unë dhe e mohoi. “Skenderbeg- Sokrat”se kush e ka pas kete emer nuk e di.

Si kryetar i Komitetit të Rahovecit kam qenë unë. Shehi e ka pas emrin “Jemen” e për të tjerat nuk me bije ndërmend.

Mbi pyetjet e bame te pandehurit prej Prokurorit publik tha se  unë kam qenë anëtar i Komitetit Shqiptar dhe si kryetar i Komitetit qe kemi formue i cili ka pas emrin Komiteti Shqiptar, por ky që kemi pas formuar neve ka qenë me përpara dy tre ditë se shkojnë përfaqësuesit e Kosmetit me formue Komitetin e Shqiptarëve. Fejzë Rudnikun e njohi shumë kohë përpara, ne kohën e okupatorit nuk e kam pas e deri tash. Nuk është e vërtetë qe kete ta kemi que me u lidhë me Ukë Sadikun. Bajram Jasharin e Ajdin Sadrin i njof, e kam dy vjet e ca qe si kam parë. Zeqir Lutanin e kam pas njofto dhe nuk i kam derguar leter me te Bardh Jusufit dhe keto nuk janë fjalet e mija. Nji i quajtur Pjetër Luga me ka pas thanë se ka qenë një vajzë ke ai nga Shkodra e qe ka qenë sekretare e Xhafer Devës, unë për këtë si anëtar i Këshillit të Katundit skam lajmruar. Referati me letra nuk me ka dhene me gje. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova vazhdon të jetë vend endemik për sëmundje ngjitëse. Këto…