Ja çfarë thotë Hamza për dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit
06 mars 2026
| 13:36
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka marrë në përputhje me rendin kushtetues të vendit.
“E ka marrë vendimin në përputhje me rendin kushtetues, Kushtetutën dhe besoj dhe shpresoj që e ka analizuar mirë, dhe unë jam ithtar i asaj që të respektohet në plotni Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Hamza, teksa ka hyrë në takim me Osmanin.
“Unë jam duke iu përgjigjur ftesës së presidentes së Republikës së Kosovës për takim konsultativ me partitë politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Do të shikoj se cilat janë datat e propozuara. Sidoqoftë, unë mendoj se gjithçka do të vendoset në përputhje me Kushtetutën, me rendin kushtetues”, ka thënë Hamza.



