Ja cilat skuadra i sheh Casillasi në finalen e Ligës së Kampionëve

04 prill 2023 | 14:41

Iker Casillas është një nga ata që kompeticionin e Ligës së Kampionëve e njeh mirë. Ish-gardiani i famshëm spanjoll ka triumfuar tre herë me fanellën e Real Madrid në kompeticionin e rëndësishëm evropian të klubeve, ndërsa guxon të bëjë një parashikim edhe për Ligën e Kampionëve të këtij sezoni.

Casillas beson se Real Madrid që është edhe kampioni në fuqi i këtij kompeticioni do të shkojë sërish në finale ndërsa nga ana tjetër sheh si rival të madrilenëve, Napolin e trajnerit Luciano Spallettit.

Kujtojmë se me shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës para disa ditëve është përcaktuar edhe rruga drejt finales së Stambollit me Napolin që në çerekfinale luan ndaj Milanit dhe më pas në rast suksesi përballet me një nga çifti Benfica-Inter.

Në anën tjetër, Real Madrid luan në çerekfinale ndaj Chelseat ndërsa në rast suksesi, atëherë do të përballej në gjysmëfinalen me fituesin e çiftit Manchester City-Bayern Munich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti dhe lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),…