BE-ja dhe Ballkani Perëndimor me deklaratë të përbashkët në Samitin e Sofjes

17 maj 2018 | 14:48

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian (BE) dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Pas strategjisë së zgjerimit të BE-së për Ballkanin të publikuar sivjet, deklarata e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon, si parakusht për integrimin e kësaj pjese të Evropës në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në deklaratë, veç tjerash është thënë se “BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”.

Në njërën nga 17 pikat e kësaj deklarate, është theksuar po ashtu se shtimi i angazhimeve “në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit”. Përkushtimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, theksohet në deklaratë, është edhe dhe kërkesë e Bashkimit Evropian, raporton “Rel”.

Kurse në pikën e 11-të të kësaj deklarate është kërkuar bashkëpunim i shtuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në Samitin e Sofjes po marrin pjesë liderët nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Nikoqir i takimit, është kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili aktualisht mbanë edhe Presidencën e Këshillit të BE-së.

Kurse nga Bashkimi Evropian po marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryesues i këtij samiti, pastaj presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, përfaqësuesja e lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerimin, Johannes Hahn.

Pjesë e këtij samiti është edhe Kosova, që po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ka konfirmuar se në margjina të këtij samiti ka zhvilluar takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, Emmanuel Macron, komisionarin e BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe personalitete të shumta, qoftë nga Bashkimi Evropian apo shtetet e Ballkanit.

Ndërsa në fjalimin e tij në Samitin e Sofjes, presidenti Thaçi ka kërkuar nga liderët evropianë trajtim të barabartë për Kosovën dhe liberalizim të vizave.

????????????????????????????????????eu-western-balkans-summit-family-phoro_40361788050_oeu-western-balkans-summit-family-phoro_41268192375_oeu-western-balkans-summit-family-phoro_41268196745_oeu-western-balkans-summit-family-photo_42121987982_o

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë një operacioni në tri lokacione të…