Ja e vërteta e pensionimit të Bashës nga kombëtarja

18 shtator 2019 | 20:44

Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.

Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi prishjen me konsensus të marrëveshjes duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.

Fillimisht u aludua për një kalim të mundshëm te Tirana por ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë pasi e ardhmja e Bashës do të jetë në një tjetër kontinent. Sipas medieve të huaja ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin australian aty ku ka lënë gjurmë një tjetër futbollist shqiptar pikërisht Besart Berisha i cili për momentin është gjithashtu lojtar i lirë si Basha dhe është në kërkim të një skuadre të re në Australi.

Fakti që 33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinent të largët si Australia ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjenin. /SS/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i boksierit britanik Tyson Fury, John Fury, nuk ka…