Ja goli i Melos në minutën e 99 (video)

17 tetor 2019 | 17:18

Një gol në fund është gjithmonë më i bukur se çdo gjë tjetër, sidomos nëse vjen në minutën e 99-të dhe teksa tifozët kishin humbur shpresën.

Protagonisti është Felipe Melo që në sfidën Palmeiras-Chapechoenese, do të shënonte atë gol që i jep 3 pikët ekipit të tij dhe që e bën të shpresojë ende, edhe pse fitorja e goleadorit të kampionatit, Gabigol (Flamengo triumfoi në Fortaleza me golin e Reiner) ka bërë që diferenca prej 8 pikësh të jetë e madhe.

Megjithatë, matematika ende jep shpresë dhe falë Felipe Melos, që ka gjetur golin me vlerë në fund dhe më pas ia ka dedikuar presidentit të Palmeirasit. Kanë mbetur edhe 13 javë kampionat deri në fund.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imazhe spektakolare të një rrufeje mes tornados janë kanë nga…