
Ja ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
12 shtator 2025
| 12:26
Stadiumi “Wanda Metropolitano” i Atletico Madridit është zgjedhur për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2026/2027, ka bërë të ditur UEFA në faqen zyrtare. Ndeshja për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian do të luhet të shtunën, më 5 qershor 2027.
Ky do të jetë hera e dytë që “Metropolitano” mirëpret finalen e Champions-it, pas vitit 2019, kur Liverpooli mposhti Totenhemin 2:0. Kryeqyteti spanjoll do të jetë për herë të gjashtë mikpritës i finales së madhe. Deri më tani, katër finale janë zhvilluar në “Santiago Bernabeu”: në vitet 1956, 1969, 1980 dhe 2010.
Ndërkohë, finalja e këtij sezoni do të luhet më 30 maj 2026 në “Puskás Arena” të Budapestit.