Ja ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve?

11 shtator 2018 | 16:25

CEO i Mediapro Jaume Raoures ka zbuluar se kanë nisur diskutimet për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve në Nju Jork.

Liga spanjolle tashmë ka rënë dakord për të zhvilluar ndeshje në Shtetet e Bashkuara, me ndeshjen e Gironas ndaj Barcelonas që pritet të luhet në Florida më 27 janar.

“Jemi duke negociuar për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve në Nju Jork”, shprehet Roures në “Radio Catalunya”.

“Girona-Barcelona? Jemi akoma duke negociuar, por do të ishte shumë pozitive, sidomos për Gironan. Vetëm një sezon ata u ngjitën për të parën herë në kategorinë e parë, por do të flasin për Girona-n rreth e qark botës për 15 ditë. Gjithashtu do të përmirësonte imazhin e La Liga-s në botë”.

Finalja e parë e Ligës së Kampionëve do të luhej më 2021, teksa Madridi dhe Stambolli janë vendosur për dy vitet e ardhshme. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Kosumi, Konsull i Republikës së Kosovës në Austri “Kurrë…