
Ja ku do të zhvillohet meçi Joshua – Fury
21 prill 2021
| 16:45
Tashmë është caktuar edhe vendi se ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.
Meçi mes tyre do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në kohën kur edhe do mbahen Lojërat Olimpike verore. Kjo është konfirmuar nga promoteri i Joshuas, Eddie Hearn. Ende nuk është caktuar data e këtij meçi, teksa besohet se 24 korriku mund të jetë data më e përshtatshme.
“Ne nuk kemi finalizuar një datë të saktë, 24 korriku është data e përafërt, por mund të dalë në fillim të gushtit, por jo më vonë se kaq”, ka deklaruar Hearn. Joshua dhe Fury do të luftojnë për titullin e padiskutueshëm të botës.