Ja kur do të luhet ‘El Clasico’ e parë e këtij viti

13 janar 2023 | 11:10

Përballja Real Madrid-Barcelona është pa dyshim ndeshja futbollistike që ngjall interesimin më të madh në botë.

Dy ekipe nga më të mirat në botë do të përballen në fillim të këtij viti, madje do të jetë edhe një trofe në lojë.

Bëhet fjalë për Superkupën e Spanjës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të dyja këto ekipe siguruan finalen e Superkupës spanjolle pasi fituan në penallti ndaj Valencias, respektivisht Real Betisit.

Të dielën me fillim nga ora 20:00, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në “King Fahd International Stadium” të Riyadh.

Ndeshja e fundit e zhvilluar në mes tyre ka përfunduar me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 3:1, në kuadër të La Ligas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të muajit mars ose gjatë prillit Parlamentit Evropian…