
Ja kur do të nisin kampionatet kryesore në futboll
Sezoni i ri futbollistik është gati të nisë, dhe datat e fillimit për kampionatet më të rëndësishme janë tashmë të konfirmuara. Sipas Transfermarkt, disa nga ligat kryesore do të hapin siparin që në javën e parë të gushtit, ndërsa të tjerat do të nisin më vonë gjatë muajit.
Ligat kryesore në Turqi, Portugali dhe Holandë do të jenë të parat, ndërkohë që pas një jave do të shtohen emocionet me Premier League, La Liga-n e Spanjës dhe Ligue 1 e Francës. Pak më vonë nis dhe Seria A, aq shumë e ndjekur në vendin tonë dhe Bundesliga.
Ja datat e startit për kampionatet kryesore:
Süper Lig (Turqi) – 8 Gusht
Liga Portugal – 8 Gusht
Eredivisie (Holandë) – 8 Gusht
Championship (Angli) – 8 Gusht
Premier League (Angli) – 15 Gusht
La Liga (Spanjë) – 15 Gusht
Ligue 1 (Francë) – 15 Gusht
Bundesliga (Gjermani) – 22 Gusht
Serie A (Itali) – 23 Gusht
Saudi Pro League – 28 Gusht
Me fillimin e kampionateve, pritet të rikthehet edhe emocioni i futbollit në çdo cep të Europës dhe përtej, ndërsa skuadrat po përgatiten me afrime të bujshme në merkato dhe faza përgatitore intensive.