Ja kur pensionohet Van Persi

25 tetor 2018 | 17:25

Një karrierë e pasur, e mbushur me ulje dhe ngritje. Dhe tani duket se ka ardhur fundi. Lojtari holandez Robin Van Persi ka njoftuar se në fund të sezonit do të varë në gozhdë këpucët duke i dhënë kështu fund karrierës së tij si futbollist.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester United do të pensionohet në fund të sezonit te skuadra e Feynordit aty ku bëri dhe debutimin e tij në moshën 17 vjeçare. Van Persi ka shënuar 50 gola në 112 paraqitje me ekipin kombëtar të Holandës.

“Kur do të pensionohem? Kjo do të ndodhë në fund të këtij sezoni. Unë do të jem 36-vjeç dhe kam pasur një karrierë prej 18 vitesh në futbollin profesionist. Që nga mosha 5 vjeçare, unë kam qenë i përfshirë në futboll. Nuk mund të them se kthimi im te Feynord është i suksesshëm nëse nuk fitojmë në fund titullin”, ka thënë 35-vjeçari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë të…