
Ja kush janë fituesit e Maratonës së Prishtinës
28 shtator 2025
| 14:37
Maratona e Prishtinës, që sivjet mbajti edicionin e saj të 25-të, ishte e ndarë në 10 kategori me rreth 1800 garues në total.
Në garë, përveç qytetarëve të Kosovës, morën pjesë edhe garues nga Evropa dhe bota, shkruan KP.
Fituesit e maratonës së plotë 42 kilometra ishin nga Kenia.
Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too dhe Kennedy Kipkemoi Rono ishin tre vendet e para në kategorinë maratonë-meshkuj.
Edhe në kategorinë maratonë-femra, Chelangat Sang, Rose Jepchumba dhe Lina Kaion ishin në tre vende