Ja kush shfaqet si imazhi kryesor në “Google” nëse shkruani ‘idiot’

17 korrik 2018 | 14:44

Donald Trump mund të mendojë se ai është një “gjeni shumë i qëndrueshëm”, por “Google Images” duket se nuk pajtohet.

Nëse shkruani ‘idiot’ në “Google”, renditjet shumë të besueshme (ose ndoshta rezultatet e manipulueshme të kërkimit) ju tregojnë një pamje të tronditur nga vetë presidenti amerikan.

Albert Einstein shfaqet në vendin e dytë, gjë që mund t’ju çojë në dyshim se kjo është një listë korrekte e imbecilëve.

Por imazhi i një fizikanti të famshëm lidhet me një artikull të titulluar ‘Dallimi midis një gjeniu dhe një idioti’, ndërsa faqja e lidhur me Trump quhet “22 fotot e miliarderit Donald Trump duke u dukur si një idiot”./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka bërë me dije se është…