Ja me çka i zëvendëson plazmat ministri Shala (Foto)

27 nëntor 2018 | 18:01

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore sa më shumë, në hapjen zyrtare të “Javët e Biznesit Kosovar 2018”.

Shala ka thënë se Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte të Serbisë, dhe ka dhënë garancë për bizneset vendore se do t’i mbështes në çdo kohë.

E konsumimin e produkteve vendore e ka bërë edhe vet ai. Shala është ndalur tek pjesa ku kanë qenë të ekspozuara biskotat për fëmijë “Sempre”, prodhim vendor nga Prizreni.

Biskotat “Sempre” po shihen si zëvendësimi më i mirë për biskotat “Plazma” të prodhuara në Serbi.

Ministri Shala është ndarë i kënaqur me cilësinë e “Sempre” pasi që e ka shijuar një biskotë.

“100 herë më të mira së ‘plazma’ janë biskotat ‘Sempre’”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka thënë se tre anëtarë të shërbimit të…