
Ja në çfarë gjendje katastrofike është rruga e transitit Pejë-Deçan (video/foto)
11 prill 2023
| 12:12
Rruga transit Pejë-Deçan ka vite që është në gjendje të mjerueshme. Kjo rrugë ka shumë gropa dhe krijon vështirësi edhe për ngasësit e automjeteve.
Gjendje e mjerueshme është kur bie shi, pasi kjo rrugë mbulohet e tëra më ujë dhe është shumë vështirë e kalueshme, shkruan “Epoka e re”.
Pavarësisht kësaj gjendje, nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.