Ja për çfarë akuzoheshin Qamil Jemini e Sadik Mehmet Peçani

28 tetor 2018 | 12:57

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /6/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Qamil Jemini e Sadik Mehmet Peçani akuzoheshin edhe për fajin e treguam në nr. 1 edhe për këto:

Përse në vjetin 1943 e 1944 kanë qenë funksjoner aktivë të Komitetit Rrethit në Suharek, t’organizueme prej organizatë tradhtare Lidhja e II e Prizrenit nën kryesin e Xhafer Devës, me qëllim e për llogari dhe nën udhëzimet e okupatorit Fashist-Gjerman kanë krye mobilizimin e popullit Shqiptar qi t’a dërgonin në luftë kundra lëvizjes N.Ç. kanë mobilizue djelmosha në Divizjonin SS. Skënderbeg dhe i kanë dergue kundra Shqipnis së re dhe Armatës Jugosllave, për këtë qëllim kanë shërbye dhe janë qenë si anëtar të Komitetit Rrethit të Lidhjes II Prizrenit, kanë punua aktivisht në shërbimin t’onë; këtë gjë kanë formua fajin e parapanë artikullin 3 pika 4 në lidhje me artikullin 2. liaza e 1. 1 mbi krimet e bamun kundra popullit e shtetit, e ndëshkueshme si mbas artikullit 4 fraza e 1 të njëjtit Ligjës.

Xhemil Fluku i quajturin “Kumona”, Sefedin Ahmeti i quajturi “Plumbi”, Abdyl HajruIlahu, Abdyl Hamza i quajturi “Paljaço” dhe Sinan Hëzëri për këto veprime:

Përse në muajin maj 1945 tue veprua si mbas direktivave të marruna prej Kryetarit të Bandës Balliste Riza Aliut ka fonme Komitetin e Rrethit në Prizren me qëllim qi të përhapin nji propagandë dhe të fusin nji dizarmoni në pushtetin populluer, dhe kundra Regjimit të sotshëm, të bajnë spiunazh në dam t’Armatës Jugosllave për llogari të këtyre bandave, të furnizojnë bandat e aratisuna me ushqim, me veshmbathje, me armatim, e për ët gjë kanë mbajtur konferenca në Prizren dhe n’afërsit jashtë Prizrenit, nëpër këto konferenca kanë asistua dhe kryetarët e Ballistëve Riza Aliu e Sali Zhuri, ku janë përforcua organizatat dhe janë transmetua informatat dhe propaganda, janë caktua detyrat e funksioneve në Komitet, në këtë mënyrë ose rast asht zgjedhur si kryetar i pandehuni Xhemil Fluku dhe i pandehuni Sefedin Ajhmeti si sekretar, e i pandehuni Sinan Hëzëri si propagandist dhe përgjegjës politik, të pandehurit Abdyl Hajrullahu u asht caktua përgjegjësia për mbledhjen e gjanave të nevojshme për tjau dergue bandave, pse gjatë muajit maj 1945 dhe Qershuer të K.v. kanë mbledhur e dergue Bandave t’armatosuna 2000 kg. drithë afër 50 kg. Kripë,  30 palë opinga, 12 kg. duhan, nji shumë të madhe të hollash, armë dhe disa bomba; pra tue dijtun se bandat Balliste janë në luftë tarmatosun kundra Regjimit të sotshëm dhe armatës Jugosllave pa marrë parasysh asnjë gjë kanë ramun d’akordë me këta dhe i kanë ndihmua në veprimet e tyne tradhtare, kanë punua aktivisht me përhapun propagandën, me mbledhin informata me anë të spiunazhit, me grumullu ushqim, veshmbathje, dhe me armatim tue formua për këto arrsyena fajin e parapamë n’artikullin 3 pika 1 në lidhje me artikullin 2 e artikullin 11 të Ligjit mbi krimet kundra popullit e Shtetit, e ndëshkueshme si mbas arti-kullit 4 fraza e 1 të njëjtit Ligj.

Sefedin Ahmeti akuzohej, përveç fajit të sipër treguam në nr. 1 dhe për këto:

Pse në muajin Qershuer 1945 si sekretar i Komitetit Ballist në Prizren ka ra në kontakt me t’aratisunit tue shkue personalisht në mal, dhe tu çua lajme e informata, dhe tue marrun prej këtyre instruksione se si me veprua për këtë arrsye ka ngelun disa ditë atje me ta, dhe në këtë rast ai bashkë me kryetarët e Ballistëve kanë pregatitun projektin dhe dhanë vendimin për me zhdukun shokun Xhavit Nimanin Kryeshef i Punëve të Mbrendëshme të Kosmetit, dhe bashkë me te dhe disa përgjegjës të tjerë në Prizren, tue hartua se do të dërgonin në qytet nji Grup Ballistësh për të tentua vrasjen e Xhavit Nimanit me shokët e tjerë, dhe njëkohësisht me bamun nji alarm në qytet, e pas kësaj të tërhiqeshin. Pra, i pandehuni Sefedin ka marrë pjesë aktive me bandat e aratisuna, gjithashtu në dhanjen e vendimit dhe në projektimin e planit për atentate kundra personave të pushtetit tonë populluer. Pra ka formua fajin e parapamë n’artikullin 3 pika 7 në lidhje me artikullin 2 fraza e 1 të Ligjit mbi krimet kundra popullit e Shtetit, e ndëshkueme në mbështetje t’artikullit 4 fraza e 1 të njëjtit Ligj.

Rifat Krasniqi i quajtuni “Sokrat – Skënderbeg”, Kajtaz Ramadani, i quajtuni “Leka”, Ahmet Derguti i quajtuni “Haj” Kadri Minushi, i quajtuni  “Vrugë”, Sheh Muhedini i quajtuni “Jemen” dhe Vahit Mustafa akuzoheshin për këto vepra:

Në muajin mars të 1945 në Rahovec kanë krijua tashtuquajtunin “Komiteti Nacional Demokratik” për Rrethin e Rahovecit me qëllime politike e lufte t’armatosun e kundra rregullimit të Jugosllavisë Demokratike Federative, dhe pse i pandehuni Rifat Krasniqi ka qenë si inisjator dhe organizator krysuer i Komitetit në fjalë, e së bashku me te edhe të gjithë anëtarët e Komitetit.

a). Ka zhvillua e zgjanue organizatën e Komitetit nëpër Komunat e Rrethet e Rahovecit, tue shtimun të marrin pjesë shumicën e njerëzve të cilët si këta kanë pasun qëllime anmiqësuer kundra themelimit të Jugosllavisë re, ky Komitet ka pasun ndër mendë qi në çastin e duhur kur të vinte koha, si ata kanë mendua ta përmbysnin pushtetin dhe t’a zëvendësonin vet ata në këtë mënyrë do të bëheshin organe të lëvizjes pro-fashiste në Kosovë e Metohi.

b). Kanë përhapen nji propagandë provokuese e gënjeshtare në masat Shqiptare, tue ju thanun këtyre të funit qi nuk kemi as ma të voglën të drejt në Jugosllavin e re, qi jeni të robnuem dhe duhet të luftojmë qi sjellim lirin eplot t’onën, në këtë mënyrë kanë futun nji anmiqësi në mes tëpopujve Shqiptar dhe të Popujve Jugosllavisë, tue vazhdue me propagandën e tyne kanë theksue vuajtjet ni janë detyrue me bamun për shkak të luftës N.Ç., dhe ato vuajtje e mundime i janë ngarkua në kurriz vetëm popullit Shqiptar dhe jo popujve të tjerë të Jugosllavi, të gjitha këto veprime e gënjeshtra i kanë bamun për të vetmin qëllim qi të krijojnë nji atmosferë të frymzueme për nji kryengritje kundra Regjimit të sotshëm.

c). Kanë përhapun propagandën gënjeshtare gjoja se në mes t’Aleatve ekziston nji dizarmoni dhe se Jugosllavija e Titos nuk njifet prej Aleatve.

ç) Janë pregatitun dhe kanë ftue popullin Shqiptar qi t’armatoset sa ma shpejt tue blemun armë dhe tue i ruejtun këto qi mos t’ja dorzojnë anmikut, këtu d.m.th. pushtetit populluer, pa dorzue ma para kryet e vet, kështu të jet gati e pregatitun në kohën e duhun kur do të vije dita qi të gjitha këto forca së bashku do të sulmojnë pushtetin populluer e do t’a përmbysin siç shifet prej letrave qi personalisht ka shkrue dhe i ka përhapun në masën e popullit Shqiptar i pandehuni Rifat Krasniqi.

  1. d) Kanë mbledhun material si ndihmë për bandat e armatosuna Balliste tue i konsiderua këta të fundit si ushtri të veten.
  2. dh) Janë lidhun me Komitetin Ballist në Prizren me kondit të ndihmonin njani tjetrin, dhe kanë bamun për qëllim të lidheshin me Komitetet në Drenicë, Suharekë, dhe Gjakovë.
  3. e) Për me forcua organizatën e tyne tradhtare kanë bamun betimin qi do të luftojmë kundra Regjimit të sotshëm deri në pikën e fundit të gjakut, dhe qi nuk kemi me tradhtua Komitetin qi vet e kemi krijua; në rast se ndokush prej nesh e tradhton Komitetin nuk e pret tjetër gjë vetëmse vdekja e sigurt. Këtë betim kanë bamun të gjithë të pandehurit.

Pra, kanë krijue nji organizatë e cila ka bamun nji propagandë gënjeshtare, kanë punua në furnizim të organizatave të reja baliste dhe në tërheqjen me lëvizjen (…), të gjitha këto me qëllim qi me anë të forcës të shkatërrojnë themelet fillestare të Jugosllavisë Demokratike Federative. Në këtë mënyrë tue qenë koshjent e ma paramejtim kanë formua fajin e parapamë n’atikullin 3 pika 1 në lidhje me artikullin 2 fraza e 1 të mbi krimet e fajet kundra popullit dhe Shtetit, e ndëshkueme në bazë tartikulit 4 fraza e 1 dhe të artikullit 11 të njëjtit Ligj.

Kadri Minushi përveç fajit të sipër  treguam nën nr. 1 akuzohet edhe për këto:

Pse në vjetin 1941 në malin e katundit Svërka në Rrethin e Rahovecit ka pritun në pusi me gjithë do shok tjerë katundarin Pante Seniç e Llazër Seniç, të cilët  athere  kishin ikun prej tokës së tyne  qi të largoheshin prej terrorit fashist, dhe të dy i ka vramun. Për këtëarsye ka bamun fajin e parapamë simbas paragrafit 167 fraza e 2 pika  e 1 të Ligjit penal, dhe e ndëshkueshme  me të njëjtin paragraf.

Ahmet Dërguti për veç fajit  të sipërtreguem nën nr.  1, akuzohet edhe për këto:

Pse në pranverën e vjetit 1945 si Intendent i Komandës së Vendit në Rahovec tue punu aktivisht për Komitetin në të cilin bante pjesë ka grumbullue ndihma  për bandat Balliste t’arratisuna, tue tërhjekun prej magazinës ushtarake  2000 kgr. Drithë dhe 200 kgr. Lesh, për këtë gjë ka formua fajin abuzim në detyrën e tij, i parapamë n’artikullin 15 të rregulloreve  të Gjyqit Ushtarak, e ndëshkueshme në mbështetje t’artikullit 16 e 17 të njëjtës rregullore, dhe në lidhje me artikullin 1 të Ligjit mbi dënimet e ndryshme, – dhe me bazë të artikullit 11 të njëjtit ligj.

VII.

Rexhep Abdulla Kabashi, të qujtun “Tomorri”, akuzohet për këto:

  1. Përse në fillim e në gjysmë të vjetiti 1945 ka marrun lidhje e asht ramun në kontakt me të pandehurin Tahir Dedën, mbasi kanë ramun d’akordë, asht bamun vegël dhe ndërlidhja kryesore të Tahirit dhe kryetarëve të bandave t’ aratisuna, të cillat n’at kohë luftonin në Drenicë kundra ushtrisë N.Ç.Jugosllave, ka dergue postën q’i pandehuni Tahir Deda e drejtonte banda e armatosura n’adresë të Profesor Ymer Berishës, i cili. Ju përgjigjtë të pandehurit Tahir, dhe kur Posta ose letra nuk kishin mundësi me depërtua për shkak të luftës atëhere i pandehuni Rexhep i çilte dhe i këndonte e pastaj për përmbajtjen e tyne ja referonte të pandehurit Tahir, nga tjetra anë si mbas udhëzimeve të dhanuna gojarisht prej Tahirit, ai d.m.th. Rexhepi i shkruante personalisht letrat dhe ja dërgonte Ymer Berishës, për këtë gjë ka formua fajin e parapamë n’artikullin 1 l të Ligjit mbi krimet dhe fajet kundra popullit dhe Shetit, të ndëshkueshme si mbas e në mbështetje artikullit 6 dhe 1 të njëjtit Ligj.
  2. Pse si sekretari i Këshillit Populluer të Komunës në Lubizhdë, tue përfitua nga pozita, ka keqpërdorë dhe abuzua detyrën e tij tue mbledhur shënime einformata mbi Ushtrinë tonë, mbi forcat e saja dhe mbi lëvizjet e saja, rue ja dorzue këtë të fundit Tahir Dedës, tue qenë i sigurt dhe tue dijtun fort mirë qi ai banë pjesë në nji organizatë ilegale e si i tillë asht i lidhun me bandat e aratisuna, për mbajtjen e këtyre shënimeve e informative i dërgonte ose i përcillte tek bandat në fjalë. Pra ka bamun spiunazh në dëm të Shtetit dhe në favor të bandave të arratisura kundërshtare të Regjimit sotshëm, për këto arrsyena ka formua fajin e parapamë n’artikullin 3 pika 10 në lidhje me artikullin 2 fraza e 4 e njëjtit Ligj.

VIII

Kadri Ramadani i quajtur “Topall”, akuzohej për këto vepra:

1) Përse si pjesëtari organizatës Balliste, e cila ka fasë për qëllim kryesor përmbysjen e Regjimit të sotëm të Jugosllavisë Demokratike Federative, ka ramun në kontakt e në lidhje me bandat e arratisuna në mal plus dhe me Komitetin Ballist në Prizren, gjithashtu edhe me Komitetin Femnuer Ballist në Prizren, me anën e tij ka marrun ndër lidhje Postat, informatat dhe tue pru prej atyre Postën dhe udhëzimet, tue dergue material të mbledhur në qytet bandave në fjalë si p.sh. bombe dore, municion, pushkë, e të tjera, pse në muajin Majë të këtij viti ka shoqnue dhe futun në Prizren Kapiten Riza Aliun, nji ndër nga kryetarët e Bandave Balliste, i cili ka asistua në konferenca dhe i ka vu në kontakt me Komitetin Ballist të Rrethit Prizrenit, pra për këto ka formua fajin e parapamë n’artikullin 11 të Ligjit mbi krimet e fajet kundra popullit e Shtetit, e ndëshkueshme në mbështetje të njëjtit artikull dhe të njëjtës Ligj. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është pjesë e Juventusit, por ka folur para…