Ja rezultatet e notarëve Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi
                25 korrik 2019
                |  17:20
            
        Dy notarët e Kosovës, Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi, garuan sot edhe në disiplinën 50 metra stil i lirë. Olti doli i pesti nga tetë garues në disiplinën e tij, me kohë 25.67 sekonda. Ai theu rekord të Kosovës kadet dhe junior.
Në baterinë e njëjtë, Vigan Bytyqi doli i teti me kohë 26.14 sekonda. Koha e tyre ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje. Garat për notin do të përfundojnë të premten.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        