Ja sa do të pasurohet Feronikeli

20 maj 2019 | 13:50

Feronikeli është kampioni i ri në futboll dhe skuadra që do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve.

“Nikli” do të pasurohet shumë financiarisht. Si kampion i Kosovës, Feronikeli do të marrë nga UEFA, 260 mijë euro. Vetëm pjesëmarrja në rrethin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Feronikelin do ta pasurojë me 230 mijë euro të tjera.

Në rast se Feronikeli do ta kaloj rrethin para kualifikues dhe luan në rrethin e parë në Ligën e Kampionëve, atëherë do të përfitoj edhe 280 mijë euro të tjera.

Por nëse Feronikeli nuk e fiton rrethin para kualifikues do të luaj në raundin e dytë në Ligën e Evropës dhe këtu do të fitonte 260 mijë euro.

Pra në total, Feronikeli do të fitojë minimumin 770 mijë euro nëse e kalon turin para kualifikues, por në rast se nuk e kalon do të fitojë 750 mijë euro. Këto shifra mund të rritën edhe më shumë, varësisht nga sukseset e “Niklit” në garat evropiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
505 nxënës të klasave të pesta nga 24 shkolla të…