Ja sa gola shënoi Ronaldo gjatë karrierës së tij

27 gusht 2023 | 13:36

Cristiano Ronaldo konsiderohet si njëri nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave që ka thyer rekorde duke luajtar në nivelin më të lartë.

Totali i golave të shënuara nga ai është 847 gjatë 1177 ndeshjeve të zhvilluara.

5 nga këto gola janë shënuar në këtë vit, në 4 ndeshje të luajtuara.

Portugezi 450 herë kishte futur topin në rrjetë në kohën kur ishte në Real Madrid, ndërsa në Manchester United 145 herë.

Ndërsa po luante për Portugalinë shënoi 123 gola, kurse për Juventusin 101, shkruan “Goal.com”.

Kur luante për Al Nassr ai shënoi 23 gola, ndërsa për Sportting CP shënoi 5 herë.

Ronaldo ka luajtur 438 ndeshje për Real Madridin e që është numri më i madh i lojëve që ka realizuar për një ekip.

346 herë në fushë ka veshur fanellën e Manchester United, ndërsa atë të Portugalisë  200 herë.

Si lojëtar i Juventusit është rreshtuar 134 herë, ndërsa për Sportting CP 31 herë.

Më së paku ndeshje ka zhvilluar te Al Nassr, numri i të cilave arrin 28.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është konfirmuar se ka vdekur shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin,…