Ja sa i kushton PSG-së një ndeshje e Neymarit

29 tetor 2019 | 16:05

Kur Paris SG transferoi Neymar nga Barcelona në vitin 2017, në klubin francez por edhe në shumicën e opinionit sportiv botëror u duk sikur parizienët do të ishin të pandalshëm dhe pas dominimit në Ligue 1, do të ishin favoritë edhe në Champions. Por i gjithë ky entuziazëm, tashmë është kthyer në një zhgënjim shumë të madh.

Sulmuesi brazilian është shumë larg pritshmërive, ndërsa që nga viti 2017 kur veshi fanellën e skuadrës pariziene ka luajtur më pak se gjysmën e ndeshjeve. E habitshme për atë që është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Por numrat nuk gënjejnë. Ato thonë se Neymar ka zbritur në fushë në 63 ndeshje, ndërsa ka munguar në 64 të tjera. Në të shumtën e rasteve, më saktë në 52 sfida ai ka qenë i dëmtuar, 4 ndeshje i ka humbur për shkak të pezullimeve dhe po aq në fillim të këtij sezoni kur priste rikthimin te Barcelona.

Këto shifra e kanë kthyer Neymar në një shënjestër të kritikave, teksa mediet franceze shkojnë më larg duke bërë edhe llogari të tjera. Kështu, duke marrë parasysh shifrën rekord të shpenzuar për transferimin e brazilianit, Paris SG i kushton 5.5 milion euro çdo ndeshje që Neymar është në fushën e lojës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kemal Ademi është një nga sulmuesit që ka bërë më…