Ja sa para po ofron Chelsea për Granit Xhakën

28 qershor 2026 | 03:00

Chelsea ka bërë lëvizjen e parë konkrete për transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, duke paraqitur një ofertë fillestare prej 25 milionë funteve.

Sipas raportimeve të gazetarit Luca Cerchione, klubi londinez ka dorëzuar propozimin e tij zyrtar pasi trajneri i ri, Xabi Alonso, e ka identifikuar reprezentuesin e Zvicrës si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës.

Tashmë “Blutë” janë në pritje të përgjigjes nga klubi i Xhakës për ofertën e parë, ndërsa synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëse transferimi realizohet, Xhaka do të rikthehej në Premier League pas eksperiencës së suksesshme me Arsenalin, duke sjellë eksperiencë, lidership dhe stabilitet në repartin e mesfushës së Chelsea-t.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 21 Qershor 2026, në Gjilan, në Shtëpinë…