
Ja shuma e majme që arkëtuan fituesit e grand slam të Roland Garros
Grand slam i Roland Garros ka ulur të dielën e kaluar siparin, por sa para kanë fituar tenistët në këtë turne? Turneu francez ka kohë që ka vendosur një premio të njëjtë si te femrat ashtu dhe te meshkujt.
Në total, për turneun më të rëndësishëm të fushave me dhe kanë qenë 56.3 milionë euro në dispozicion të tenistëve. Fituesit arkëtuan 2.55 milionë euro, ndërsa finalistët nga 1.27 milionë euro, një rekord për këtë turne.
Tenistët që shkuan deri në gjysmëfinale arkëtuan 690 mijë euro, ndërsa çerekfinalistët 440 mijë euro. Çmimet kanë qenë në rritje nga viti në vit edhe në tenistët e eliminuar në raundet më të ulta. Tenistët e eliminuar në raundin e parë morën 78 mijë euro: ata që u eliminuan në raundin e dytë morën 117 mijë euro; në raundin e tretë 168 mijë euro dhe ata që u eliminuan në raundin e katërt morën 265 mijë euro.