
Ja si duket fletvotimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë
02 mars 2020
| 22:57
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars, ndërkaq nesër (e martë) fillon fushata zgjedhore.
KQZ-ja tashme ka publikuar fletvotimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Në garë janë tre kandidatë: Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (LV) dhe Naim Fetahu (PDK), raporton “Epoka e re”.
Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen pasi Agim Veliu i cili ka mbajtur këtë pozitë, ka marrë postin e ministrit të Brendshëm në Qeverinë Kurti.