Ja si i komenton Challandesi dy përballjet e Kosovës me Anglinë

01 janar 2020 | 12:57

Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi dy ndeshje kualifikuese me Anglinë.

Trajneri Bernard Challandes është i kënaqur me paraqitjen e “dardanëve” në dy ndeshjet kundër “Tre Luanëve”.

“Ndaj Anglisë ishte një histori tjetër, por jam i kënaqur me dy ndeshjet sepse ne kemi luajtur, kemi krijuar dhe kemi pasur një përvojë të mirë. Kemi luajtur me disiplinë, lojë taktike për 80 minuta. Ishte vetëm 1-0 pas 80 minutave dhe tani është dashur të rrezikojmë për 1-1. Inkuadrova në lojë dy lojtarë ofensivë, të gjithë donin që të vinte ky gol dhe shpejt pranuam tre gola për shkak të organizmit të mbrojtës që nuk ishte e mirë. Kishim ndërmarrë një rrezik dhe Anglia është shumë e fortë në sulm e nëse i lejon hapësirë, normalisht se të dënon. Është e qartë se Anglia është më e fortë, por në atë moment ishte një mundësi për barazim apo për të bërë diçka më mirë, por unë isha i kënaqur me këtë mentalitet dhe e njëjta vlen edhe për të ardhmen”, ka thënë Challandes në intervistë për numrin festivë të gazetës “Epoka e re”.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka është pajtuar që të kalojë te Hertha Berlini…