Ja si po trajtohen të burgosurit në El Salvador (Foto)

26 prill 2020 | 22:12

Këta janë të dënuarit e një burgu në El Salvador të cilët janë detyruar që të mblidhen së bashku në një prej burgjeve teska autoritetet kanë injoruar këshillat për distancim social. Të burgosurit e burgut të Izalco janë ngjeshur njëri pas tjetrit pas urdhrit të presidentit të vendit Nayib Bukele për një shtetrrethim 24 orësh në burgje të kapove të bandave që drejtojnë krimin nga qelia.

Shkak u bënë 22 vrasjet e ndodhura vetëm enjten nga këto banda. Ky ishte numri më i madh i vrasjeve në një ditë që kur Bukele mori detyrën në qershor të vitit të kaluar. El Salvadori mban numrin më të madh të vrasjeve në Amerikën Latine.

Edhe ky vend ka marrë disa masa ndaj koronavirusit. Në 22 mars u shpall emergjenca kombëtare me masa të ashpra ndaj popullsisë që janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare pasi një person mund të burgoset pa dalë fare në gjyq. Vendi me 6.4 milionë banorë ka vetëm 298 të infektuar dhe 8 viktima.

Cilat janë bandat e El Salvadorit?

Sipas Daily Mail, në vitet e fundit 100 mijë salvadorianë janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të kërcënimeve nga bandat e rrugës. Në nisje të këtij muaji këto banda nisën të respektonin masat kundër pandemisë. Ato kërcënonin njerëzit të qëndronin brenda me armë dhe shkopinj bejsbolli.

Bandat më të njohura janë “Barrio 18” dhe “MS-13” me persona kryesisht të depërtuar nga SHBA. “MS-13” është një bandë që u krijua në SHBA në vitet ’70 – ’80. Kjo më pas u shpërnda në Kanada, Meksikë dhe Amerikën Qendrore. “MS-13” është e njohur për mizoritë dhe rivalitetin me “Barrio 18”.

Inmates at Izalco prison in El Salvador are forced together in a jailhouse lockdown after the country saw 22 murders committed on Friday

President Nayib Bukele ordered the 24-hour lockdown in prisons containing gang leaders, who were put into solitary confinement

Murders have fallen significantly under Bukele and the Central American country has in recent months registered several days without any homicides.

Masked inmates are forced to it skin-to-skin in their boxer shorts after the president announced the prison lockdowns across the country

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se sot…