Ja si Tare e bindi Modriqin t’i bashkohet Milanit

04 qershor 2025 | 15:14

Gjatë ditëve të fundit, AC Milan ka përshpejtuar ndjeshëm përpjekjet për të siguruar firmën e kapitenit 39-vjeçar të “Los Blancos”, dhe tashmë është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes.

Veterani kroat ka rënë dakord të bashkohet me Milanin, me marrëveshjen që është finalizuar pas një vizite vendimtare në Kroaci nga drejtori sportiv i klubit, Igli Tare.

Mesfushori kroat pritet të mbërrijë në Milano mes së hënës dhe së martës për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon të dytë. Marrëveshja do të jetë me vlerë 4 milionë euro, përfshirë bonuset.

Tare, njeriu kyç

Suksesi i këtij operacioni i dedikohet tërësisht Igli Tares. Drejtori shqiptar prezantoi planin e tij para CEO-s së Milanit, Giorgio Furlani, në fillim të javës dhe e realizoi atë brenda pak ditësh.

Fillimisht ai testoi interesimin e lojtarit përmes agjentëve, përpara se t’i afrohej drejtpërdrejt Modriqit. Tare udhëtoi për në Kroaci, zhvilloi bisedime me lojtarin, që u bind menjëherë nga entuziazmi i drejtorit shqiptar dhe vizioni i projektit të Milanit.

Modriq nuk po merret si zëvendësues direkt i Tijjani Reijnders, por si një përforcim me përvojë, cilësi dhe lidership, vlera që Milani i konsideron thelbësore në procesin e rindërtimit pas një sezoni zhgënjyes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas takimit me presidenten…