Ja si votuan mërgimtarët e Drenicës

15 qershor 2026 | 10:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e fletëvotimeve nga votimi me postë, ku deri më tash janë procesuar 80 nga 223 kuti votimi, apo 35.87 për qind.

Sipas procedurave, zarfet me fletëvotime janë sistemuar sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Njëra nga komunat ku ka nisur ky proces është Skenderaj, ku Partia Demokratike e Kosovës aktualisht është e para, Vetëvendosje e dyta, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në fund Alenca.

PDK-ja deri më tash ka 227 vota nga mërgimtarët e Drenicës, LV-ja 142 vota, LDK-ja 16 vota dhe Aleanca ka 14 vota.

Në këtë LINK mund t’i gjeni përditësimet nga QNR-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja një nga favoritët për ta fituar Botërorin 2026, nis…