Jackie Chan tregon arsyen prekëse pse nëna e tij nuk mundi t’ia shihte filmat deri në fund

02 qershor 2025 | 13:27

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të tërë të tij, pasi nuk mund ta përballonte frikën se djali i saj do të lëndohej gjatë skenave të aksionit.

Siç e shpjegoi vetë, ajo largohej nga dhoma ose e fikte televizorin para fundit, sepse nuk donte të shihte rëniet, goditjet dhe aksidentet e rrezikshme që, megjithëse të inskenuara i shkaktonin asaj shqetësim emocional.

Në “People” ku ai foli për të promovuar filmin e tij të ri “ Karate Kid: Legends”, aktori 71-vjeçar shpjegoi se nëna e tij, Li-Li Chan, e cila ndërroi jetë në vitin 2002 në moshën 86-vjeçare, nuk mund ta duronte dot duke e parë të bënte akrobaci të rrezikshme dhe të lëndohej.

“Ajo fillonte ta shihte filmin, ndoshta duke parë titrat e parë.” “Sapo më shihte duke bërë akrobaci, kthente shpinën”, tha ai dhe shtoi: “Kur godisja dikë, ajo nuk donte që ta shihte”. Kur më rrahën, ajo nuk mundi ta duronte dot këtë. Ajo kurrë nuk pa një film të tërë’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Istrefi shpall të pavlefshme dëftesën e klasës X, XI,…