Jackson: Bayerni është një nga klubet më të mira në botë

02 shtator 2025 | 11:20

Nicolas Jackson është zyrtarisht lojtar i Bayern Munchen. 24-vjeçari senegalez u bashkua me gjermanët nga Chelsea në formë huazimi dhe do të veshë fanellën me numër 11.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bayerni është një nga klubet më të mira në botë. Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu dhe e dinë se ky klub është sinonim i suksesit të madh. Kam qëllime dhe ëndrra të mëdha këtu dhe do të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar Bayernin të fitojë më shumë tituj”, ka thënë Jackson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori…