Jahjaga përshëndet ratifikimin e demarkacionit

21 mars 2018 | 23:32

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dita e mërkurë duhet të vlejë si moment reflektimi për klasën politike në vend që të mendojë për dëmin që ka shkaktuar me vonesën e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit duke thënë se është hap i rëndësishëm në procesin e shtetndërtimit, përmbushjes së obligimeve dhe përgjegjësive shtetërore.

Jahjaga ka thënë se ratifikimi i demarkacionit i hap rrugë lëvizjes së lirë të kosovarëve.

“Megjithatë, sot duhet të jetë edhe një ditë e reflektimit. Klasa politike e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të menduar thellë për dëmin e shkaktuar nga tri vite veprimesh apologjetike dhe një politikë shkurtpamëse të interesave të ngushta politike. Rezultati është një diskreditim i pariparueshëm i reputacionit të institucioneve para qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Në fund Jahjaga ka thënë se të rinjtë e Kosovës e shpërthyen izolimin e padrejtë dhe tani duhet të dëshmojnë që Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka, kritikuar…