Jahjaga: Viktimat e dhunës seksuale janë lënë anash për vite të tëra

19 mars 2018 | 12:17

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se viktimat e dhunës seksuale janë lënë anash për vite të tëra.

Ajo në konferencën “Përtej Mbështetjes Financiare”, e cila është organizuar në kuadër të Javës së Gruas, ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë më shumë se për ndihmë financiare.

“Besoj dhe uroj që përmes këtij programi të përmbushet boshllëku ekzistues për mbi 20 mijë burra dhe gra të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Garantimi i të drejtave të tyre do të jenë në fokusin tim, por edhe në të ardhmen përmes një platforme të re e cila do të lansohet së shpejti. Mbështetja financiare që ka ardhur deri më tash, ne e dimë se nuk mjafton. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë më shumë se për ndihmë financiare. Si shoqëri dhe si shtet kemi injoruar dhembjen dhe nevojën e tyre. Në këtë mënyrë i keni heshtur dhe i kemi lënë në mëshirën e askujt”, ka thënë Jahjaga.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dëshmorin e lirisë, intelektualin Selim Berisha Prof. Dr Hakif…