Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan është ankoruar në Dhërmi! Sheiku shoqërohet nga policia dhe niset drejt vilës së Ramës

09 gusht 2025 | 23:48

Ditën e sotme, jahti luksoz Opera në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore, është ankoruar përballë zonës së Havanës së Vjetër, në Dhërmi.

Sipas burimeve, sheiku është larguar nga jahti me një skaf të shoqëruar nga policia, duke u drejtuar drejt vilës së kryeministrit Edi Rama.

Në korrik të këtij viti, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan ka vizituar edhe Tiranën, ku është pritur me nderime zyrtare nga kabineti qeveritar.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, kryeministri Rama u vizitua në vilën qeveritare edhe nga miku i tij Alexander Soros dhe bashkëshortja e tij, Huma Abedin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, i emëruari i Presidentit Donald Trump për Misione…