Jakup Krasniqi sot feston ditëlindjen, vajza e tij: Në 2024-n po hyjmë me dëshirën e vetme, kthimin në shtëpi

01 janar 2024 | 11:36

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që tashmë ndodhet në paraburgim Hagë, sot feston ditëlindjen.

Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në “Facebook” duke e uruar babanë e saj për ditëlindje.

Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

“Babi. Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde. Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.
Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë. Urime ditëlindjen Babi! Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës…