“Jam e hapur për lidhje serioze”, Berisha ironizon opozitën për qëndrimet rreth zgjedhjes së Presidentit

22 shkurt 2026 | 20:45

Avokati Besnik Berisha ka reaguar me tone ironike lidhur me deklaratat e opozitës për gatishmëri për dialog rreth zgjedhjes së Presidentit.

Përmes një postimi publik, Berisha e ka krahasuar opozitën me “dikë që shpall publikisht se është i hapur për lidhje serioze”, ndonëse, sipas tij, askush nuk po e kërkon një gjë të tillë. Ai ka vënë në pikëpyetje peshën dhe autoritetin e opozitës në këtë proces, duke theksuar se deklaratat për gatishmëri për dialog nuk përbëjnë plan konkret.

Në reagimin e tij, Berisha ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po negocion dhe as nuk po lutet për marrëveshje, por po pret zhvillimet politike.

Postimi i tij përfundon me vlerësimin se situata është qesharake për opozitën, por me pasoja serioze për shtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pak ditë më…