“Jam Gati”, lansohet hiti më i ri i Dielli Durmishit

24 shkurt 2026 | 12:51

Këngëtari i ri, Dielli Durmishi ka publikuar këngën e tij më të re, “Jam Gati”. Talenti i vogël që po bën bujë në skenën muzikore shqiptare ia ka kushtuar këtë projekt të rinjve të cilët janë gati për sfidat e tyre. Dielli pothuajse gjithë spotin e tij e ka zhvilluar pranë hekurudhave, rrugëve duke paraqitur një rrugë që është e trasuar por që nuk dëshiron pengesa gjatë udhëtimin.

Në videoklipin e sapo publikuar, Dielli shfaqet i mbushur me energji, duke kënduar me shpirt dhe duke përcjellë ndjenja të fuqishme te publiku. Projekti pritet të pëlqehet gjerësisht dhe të thyejë rekorde të reja shikueshmërie në YouTube, ashtu si këngët e tij të mëparshme, të cilat u mirëpritën ngrohtësisht nga fansat. Kënga “Jam Gati” mban firmën e Kujtim Nushit për tekstin dhe muzikën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Duos Bass. Videoklipi i punuar me profesionalizëm nga AL Production i jep projektit ngjyrat dhe emocionin që meriton një këngë që flet me shpirt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),…