
‘Jam pa fjalë’, Edi Rama reagon për humbjen e Artan Lames
22 maj 2025
| 11:25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen Artan Lames, i cili ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrjeje në zemër.
Në reagimin e tij, Rama e ka cilësuar lajmin për ndarjen nga jeta të Lames si “të pabesueshëm”.
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, ka shkruar Rama në “Facebook”.