‘Jam vonë për takimet e radhës’, Kurti nuk flet për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore
25 qershor 2026
| 13:05
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë lidhur me hapat e ardhshëm për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim pas certifikimit të rezultateve, Kurti nuk ka dhënë përgjigje konkrete.
“Me duhet të shkoj me shpejtësi, sepse jam vonë për takimet e radhës”, ka thënë Kurti.
Ai nuk ka bërë komente të tjera rreth procesit të krijimit të institucioneve të reja apo zhvillimeve politike që pritet të pasojnë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.



