James: Në finale jam tifoz i Liverpoolit

11 maj 2022 | 11:46

Në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj në Paris, Reali do të ndjekë titullin e 14-të evropian kundër Liverpoolit.

James Rodriguez, futbollisti 30-vjeçar që ka kaluar katër sezone te Reali, ka habitur me parashikimin e tij, pasi ka theksuar se do të mbështesë Liverpoolin.

“Jam me Liverpoolin. Unë dua që Liverpooli të fitojë për shkak të bashkatdhetarit tim Luis Diaz”, ka deklaruar Rodriguez, i cili u pagua 75 milionë euro nga Reali në vitin dhe tani luan për Al-Rayyan të Katarit.

“Disa nga ish-shokët e mi luajnë për Realin dhe Reali është shumë i rrezikshëm në këtë lloj kompeticioni dhe ndeshje finale. Më pëlqen shumë Reali, por dua që Diaz të ngrejë trofeun në fund”, ka shtuar James.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar…