
James Rubin përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë ai ka dhënë dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në rastin gjyqësor ndaj këtij te fundit, Kadri Veselit, Jakup krasniqit e Rexhep Selimit të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .
“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, ka thënë Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.
Pas përfundimit të dëshmisë, do të vazhdohet me dëshmitarin e radhës që ka sjell mbrojtja e Thaçit.
Ndryshe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 kur edhe ishte bërë publike aktakuza ndaj tyre.
James Rubin në thelb ka bërë me dije se Thaçi nuk kishte rol udhëheqës ushtarak në UÇK dhe se kishte kërkuar që të sigurohet pavarësi e siguri për shqiptarët e Kosovës.