Jamesi largohet nga Reali, por jo nga Madridi

05 gusht 2020 | 18:01

James Rodriguezi do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.

Reali e huazoi për dy vjet te Bayern Muncheni dhe në fund gjermanët nuk e blenë. Sezonin e fundit te spanjollët hapësirat ishin edhe më të pakta dhe këtë verë James do të ndryshojë ekip.

Lajmet e fundit thonë se do të mbetet në Madrid, se do ta veshë fanellën e rivalëve të qytetit. Mesfushori me tipare sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone, tek Atletico Madridi. Shifra që do të paguhet për të është mjaft e ulët, 10-15 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për…