Jamie Shea: Rusia ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë

06 qershor 2025 | 21:41

Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë viktimën e saj të 1 miliontë, ndërsa sipas tij, nga pala ukrainase janë rreth 400 mijë të vrarë ndërsa theksoi se megjithë numrin e madh të viktimave, nuk ka ende një sukses diplomatik në bisedimet mes dy palëve.

“Rusia nuk është gati për marrëveshje. Synimi i saj është të vendosë diktatin mbi Ukrainën, gjë që Ukraina nuk ka arsye ta pranojë,” u shpreh ai.

Sipas Sheas, Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas, por “Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe as Rusia nuk e ka fituar atë.”

Duke komentuar rolin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Shea tha se “Trump nuk është se i mungon logjika, por mendon se administrata e tij nuk po ndjek rrugën e duhur për të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Fatkeqësisht, ka një shkëputje mes ambicieve të Trump dhe mjeteve për t’i realizuar ato. Ai duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe t’i japë një mesazh të qartë Putinit se nuk do të mund të fitojë, por do t’i duhet të bëjë kompromis,” shtoi Shea.

Ai paralajmëroi se mesazhet e paqarta të Trump mund të interpretohen si një dritë jeshile për Putinin.

“Një ditë Trump thotë se do ta lejojë Rusinë të mbajë territore të pushtuara, një ditë tjetër ndryshon qëndrim. Kjo i jep avantazh Putinit,” theksoi ai. “Në vend që të favorizojë Rusinë, Trump duhet të ushtrojë presion ekstrem ndaj saj”, tha ai. /Euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç pasagjerëve, një autobus po planifikonte të transportonte një sasi…