“Janë nis me t’vra”, kërcënohet sërish me JETË Presidentja Vjosa Osmani!

26 maj 2025 | 20:00

Në harkun kohor të një jave, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë dy herë.

Edhe pse Presidenca e Kosovës kërkoi shtatë ditë më parë nga autoritetet që të marrin masa pas e-mailit të ardhur në drejtim të Kryetares së Shtetit, ku thuhej togfjalëshi “të vraj, t’prej”, kërcënimet kanë vijuar të mbërrijnë në adresën e tyre elektronike.

Mësohet se në një e-mail kërcënues të mbërritur ditën e sotme, shkruhet: “Janë nis me të vra k*** edhe shpijunat e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës bënë të ditur ditë më parë se kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që ka kërcënuar Presidenten.

Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruar në mesazhin e mëhershëm kërcënues, për të cilin është caktuar një prokuror që do ta trajtojë si çështje.

Njoftimi i Prokorisë Speciale:

Të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomacia ruse gjeti sot një arsye të re për të…