“Janë njerëz të poshtër”, Haradinaj rrëfen për herë të parë sesi drejtësia ndërkombëtare e liroi nga burgu dhe akoma pa dalë e kthehu në të

18 shkurt 2026 | 22:07

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, teksa ka folur për drejtësinë ndërkombëtare është ndalur në një rrëfim të tij që e ka treguar për herë të parë.

Ai ka thënë se kur ishte në burgun e Dubravës në vitin 2005, njëhërë i kishin thënë se është i liruar, më pas kishin ardhur me forca të rrepta për ta kthyer sërish në burg akoma pa dalë prej tij.

“Po e them për herë të parë në publik, mua më ka ardhur vendimi për lirim më datën 1 prill 2005, dhe janë ardhur UNMIK dhe kanë thënë paloi teshat se ke me shku. Kam qenë nën kontroll ndërkombëtar në burg”.

“Pastaj vjen një telefonatë e dytë, kishin ardh me autoblinda, tenka e helikopterë dhe thanë ktheje mbas. Më kumtuan telefonatën finalë, erdhi urdhri dhe tha ktheje mbrapsht. Po du me thënë se janë njerëz të poshtër”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se…