“Janë të mërzitur”, të pasurit “ngushëllimin” e gjejnë te makinat e luksit, rekord shitjesh për Bentleyn dhe Lamborghinin

01 prill 22:41

Periudhë e artë për shitjen e makinave të luksit, sepse të pasurit “janë të mërzitur”.

“Unë jam në këtë këtë biznes prej 40 vitesh dhe nuk kam parë kurrë një bum shitjesh si ky” tha Brian Miller, presidenti i Manhattan Motors, ku shiten marka luksoze si Bentley, Lamborghini dhe Bugatti.

Meqenëse të pasurit nuk kanë qenë në gjendje të shpenzojnë para në udhëtime, po i investojnë paratë në produkte luksoze si makinat e shtrenjta.

Klientët shpesh i porosisin automjetet sipas specifikave të tyre të sakta dhe presin me muaj për tu ndërtuar, tha Miller. Por ka dhe nga ata që duan të blejnë një Rolls-Royce ose Lamborghini të ri brenda ditës.

Bentley, marka 111-vjeçare e makinave ultra-luksoze, pati vitin e saj më të mirë ndonjëherë, pavarësisht se pandemia mbylli plotësisht fabrikën e saj në Crewe, Angli, për shtatë javë. Megjithatë, Bentley shiti 11,206 makina dhe SUV vitin e kaluar, dukë shënuar shitje në nivel rekord.

Ndërkohë Lamborghini, kishte vitin e saj më fitimprurës në 2020 dhe vitin e dytë më të mirë të shitjeve në historinë e markës. Tremujori i fundit i vitit 2020 ishte më i miri në historinë e prodhuesit italian të super veturave dhe bankat e porositjes së tij janë mbushur tashmë për nëntë muajt e parë të 2021, tha CEO i Lamborghini Stephan Winkelmann. Bentley dhe Lamborghini janë në pronësi të Volksëagen AG ( VLKAF ).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli po planifikon të nisë procesin e vaksinimit kundër koronavirusi…